Ballina Lajme Përgatitjet për Kongresin e 24 shkurtit, themelohet kuvendi i degës së Tetovës...

Përgatitjet për Kongresin e 24 shkurtit, themelohet kuvendi i degës së Tetovës i Lëvizjes BESA (FOTO)

SHPËRNDAJE

Lëvizja Besa vazhdon me përgatitjet dhe strukturimin e partisë konform rregullores dhe Statutit, ndërsa Kongresi i 24 shkurtit, pritet me entuziazëm dhe motiv të lartë nga strukturat e partisë.

Sonte, në prezencë të Komisionit për organizimin e Kongresit të parë, u themelua edhe kuvendi degës i Tetovës.

Kuvendin e udhëhoqi kryetari i komisionit për degën e Tetovës, z. Jusuf Abduli.

Të pranishmëve iu drejtuan edhe kryetari i komisionit qendrorë, z. Binas Pajaziti, deputeti më i zëshëm nga radhët e Lëvizjes Besa, prof. Fadil Zendeli, si dhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

I propozuari për kryetar të degës së Tetovës, dhe i zgjedhuri me vota unanime nga kuvendi i degës ishte matematicienti Gazmend Aliu, i cili të pranishmëve iu drejtua mes tjerash:

“… të nderuar të pranishëm, më lejoni që t’ju falenderoj për besimin e dhënë që të udhëheq degën e Tetovës, e që është, ka qenë, dhe do të jetë dega më e fuqishme e Lëvizjes BESA.
Këtë që e thash tani, u dëshmua edhe në zgjedhjet parlamentare dhe ata lokale, dua shkurt të ju them se, me një strukturë të këtillë, ashtu siç jeni ju sot këtu, nuk e ka asnjë parti politike, andaj për t’u përballë me ne, u dasht që të bëhen bashk në zgjedhjet lokale tetë subjekte politike, të ju qëndroj pas i gjithë sigurimi i shtetit, dhe përsëri po të mos kishte manipulim të procesit zgjedhor, nuk do arrinin të na mundnin neve dhe kryetarin tonë Bilall Kasamin.”