Ballina Showbiz Për herë të parë në ekran, njihuni me ‘Vipat e Bllokut’: Ja...

Për herë të parë në ekran, njihuni me ‘Vipat e Bllokut’: Ja si luten VIP-at për famë… (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Programi “Një kat më lart” i moderatorit Ermal Peçi po sjell nga java në javë ngjarje e rrëfime ekskluzive. Këtë të shtunë në IN Tv, për herë të parë në ekranet shqiptare pas një insistimi të publikut dhe mediave online përgjatë këtyre viteve, erdhi në studio Stiljano, administratori i faqes së instagramit “Vipat e Bllokut”.

Faqja që sot numëron mbi 160K ndjekës e rihapur disa herë pas mbylljeve të bëra nga personazhet e ekranit, vijon edhe sot të ngacmoj ndjekësit online.

I pyetur nga Ermali se përse Stiljano morri tani guximin për të dal në ekran, në programin “Një kat më lart” ai tha se tashmë nuk ka më frikë, aq më tepër që personazhet e njohura të ekranit tani më, janë pozitiv me të. Ai tregoi se shumë pak miq të tij janë në dijeni që ai është admin i faqes, ndërsa familjarët e mbështesin në atë që bën. Por a abuzon Stiljano me vip-at që nxjerr në faqe? Nuk mendon se ndjell energji negative në Instagram? Sa të sigurtë e ka faqen sot? Merrni këto pëegjigje pas minutes së katërt në video, ndërsa mos humbisni intervistën e plotë në “Një kat më lart”.

Kush e mbylli “Vipat e Bllokut”? Ja si luten personazhet e ekranit për famë

Administratori i faqes ‘Vipat e Bllokut” tregoi sesi personazhet e ekranit kanë ndikuar negativisht në ecurine e faqes. Stiljano i tregoi moderatorit Ermal Peçi se faqja e parë u bllokua për shkak të Elvana Gjatës. Sipas ti,j ajo bashke më disa personazhe të tjera, për shkak të raporteve të tyre, bllokuan faqen. Cilat janë të tjerat? (zbulo minuta 02.30).

Stiljano i tregon Ermalit se nëse në fillim këngëtaret i bënin bllok, sot i shkruajnë shumë shpesh që ti nxjerrin në faqë. Përse e bëjnë? Shumë e thjeshtë, për zhurmë mediatike e disa followers. Në studio, ai i tregon Ermalit (foto) një bisedë të një këngetareje nga kosova teksa i kërkon ta nxjerri në Instagram. Zbulojeni pas minutes 09:00 të intervistës ndërsa për më shumë ndiqni videon e plotë “Një kat më lart”.