Ballina Bota PAMJE TË RËNDA/ Sulmi me armë në Florida, raportohen 14 viktima në...

PAMJE TË RËNDA/ Sulmi me armë në Florida, raportohen 14 viktima në shkollë (VIDEO)

Deri tani janë shënuar 14 viktima nga sulmi me armë në një shkollë të mesme, në Florida, në SHBA.

Sipas Fox Neës, një person i dyshuar si autori i sulmit është arrestuar.

Agjentë policie të armatosur rëndë, madje edhe një tank, janë parë pranë shkollës ku ka ndodhur ngjarja.

Sherifi i Broward County, në Florida, ka raportuar për të shtëna në një gjimnaz në Parkland. Sipas CNN, raportohet se 20 persona kanë mbetur të plagosur.

Situata është akoma e paqartë. Ka raportime se të shtënat me armë vazhdojnë.

Pamjet ajrore shfaqën disa njerëz që qëndronin të shtrirë përdhe jashtë shkollës, të cilët u trajtuan për plagët e marra dhe u transportuan me ambulancë.

Pamjet nga vendngjarja treguan disa nxënës duke vrapuar larg shkollës duke ulëritur. Dhjetëra makina policie ndodhen në vendngjarje.

Loading...