Ballina Kronika PAMJE TË RËNDA/ Si u vra biznesmeni kosovar që refuzoi t’u paguante...

PAMJE TË RËNDA/ Si u vra biznesmeni kosovar që refuzoi t’u paguante 500 mijë euro gjobë njerëzve të lidhur me Haradinajn (VIDEO)

Biznesmeni Salih Kastrati, sot mund të ishte i gjallë nëse do t’u nënshtrohej kërkesave të grupeve më të fuqishme kriminale në Pejë. Ai u kishte mbijetuar katër atentateve. Në të pestin kishte vdekur, pak ditë pasi gjashtë burra, të lidhur me Policinë dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj, kishin kërkuar nga Kastrati gjysmë milioni euro.

Mes këtyre haraçvënësve ishte edhe Selman Gashi, asokohe truproje i Haradinajt. Paratë i kishin kërkuar në emër të Tahir Dacit. Kastrati kishte refuzuar të jepte këtë shumë parash.

Pak ditë më vonë ishte vrarë. Insajderi sjell video dhe biseda ekskluzive që dëshmojnë se si Kastrati ishte mbërthyer nga njerëz të fuqishëm. Pak ditë pasi biznesmeni pejan i arit, Salih Kastrati, kishte refuzuar t’u jepte 500 mijë euro disa personave, një bombë kishte shpërthyer para shtëpisë së tij në Pejë.

Plagë të rënda vdekjeprurëse kishte marrë biznesmeni i njohur me emrin Salih Dukati. Kastrati ishte plagosur para shtëpisë së tij në rrugën “Mbreti Bardhyl”, më 15 mars 2012, pas kthimit nga gjykata. Atë ditë ai ishte dënuar më gjobë prej 800 eurosh për armëmbajtje.

Kishte shtënë në ajër gjatë një sulmi kundër tij ku kishte mbetur i plagosur. Kastrati kishte arritur të jetonte në koma vetëm një muaj në Qendrën Klinike Universitare. Kishte vdekur në moshën 63 vjeçare./Insajder

Loading...