Ballina Bota Nga Nju Jorku në Londër për 3 orë

Nga Nju Jorku në Londër për 3 orë

SHPËRNDAJE

Administrata Trump i hap rrugë një epoke të re në aviacionin civil. Rreth 20 miliardë dollarë janë akorduar nga buxheti federal amerikan për projektin e NASA-s për avionin SuperSonic, që redukton në 3 orë kohën e fluturimit nga Nju Jorku në Londër.

Bëhet fjalë për një gjeneratë avionësh, që do të kenë një pamje të ngjashme me këta që shihni në këto video-animacione.

Zyrtarisht, projekti i NASA-s quhet “Quiet Supersonic Transport”, që nënkupton një mjet fluturues që tejkalon shpejtësinë e zërit por me një zhurmë thuajse të padëgjueshme nga shpërthimi i zakonshëm që dëgjohet kur mjeti fluturues e tejkalon këtë shpejtësi.

Miratimi i këtij projekti pritet të hapë një treg të ri, tepër fitimprurës për industrinë e avionëve në Shtetet e Bashkuara. Lockheed Martin është e para kompani që po punon për krijimin e modelit të parë, që do të konkretizohet vitin e ardhshëm. Ndërsa fluturimi i parë eksperimental do të bëhet jo më herët se viti 2021.

Tv Klan