Ballina Bota NATO e frikësuar nga Rusia, trupat britanike stërviten në -19 ° C...

NATO e frikësuar nga Rusia, trupat britanike stërviten në -19 ° C në Estoni

Frika e NATO-s nga një lëvizje e mundshme ushtarake e Rusisë për të pushtuar vendet baltike, ka bërë që trupat britanike të ushtrohen në kampin masiv të trajnimit në Estoni, shkruan The Sun.

Në fotot e siguruara nga prestigjiozja britanike ushtarët shihen teksa stërviten me një linjë ushtrimesh që synon shkatërrimin e kundërshtarëve rusë në fshatrat estoneze gjatë dimrit Baltik.

Duke kaluar nëntë ditë, Kampi i Ushtrimit të Dimrit pa më shumë se 100 ushtarë nga një kompani e Batalionit të Parë të Mbretërisë së Uellsit që ushtronin aftësitë e tyre luftarake në vijën e frontit të NATO-s kundër Rusisë.

Frika që Presidenti Vladimir Putin të mund të komplotojë për të pushtuar shtetet baltike, të cilat u shkëputën nga Rusia kur Bashkimi Sovjetik u shemb në fillim të viteve 1990, është rritur.

Duke ndërmarrë një sërë sulmesh dhe manovra mbrojtëse kundër aleatëve të tyre estonezë, trupat simuluan atë që mund të ishte një ndërhyrje e ushtrisë ruse me urdhër të Putinn për të aneksuar kombin e vogël.

Loading...