Ballina Shëndeti Këshilla Mos u mashtroni! Punonjësit e supermarketeve bëjnë ca hile te pesha

Mos u mashtroni! Punonjësit e supermarketeve bëjnë ca hile te pesha

Asgjë nuk është ashtu si duket! Madje as supermaketet tek të cilat shkojmë çdo ditë dhe shpenzojmë një pjesë të kohës dhe parave. Në bazë të të drejtave të konsumatorit një praktikë është e padrejtë kur “është në kundërshtim me kërkesat që një tregtar pritet, në mënyrë të arsyeshme, të zbatojë ndaj konsumatorëve, në përputhje me praktikën e tregtimit të ndershëm dhe/ose me parimin e përgjithshëm të mirëbesimit në fushën respektive të veprimtarisë tregtare”.

Padrejtësitë ose mashtrimet që fatkeqësisht prekin konsumatorin shqiptar, nuk janë një lajm i ri, përkundrazi, por stafi Shije pas disa investigimesh të shumta ka vënë re disa truke ose sekrete që punonjësit e supermaketeve/marketeve bëjnë në mënyrë që të përfitojnë financiarisht nga ne.

Kështu që ju këshillojmë të tregoni kujdes ndaj:

Mos i blini produktet e paketuara nga vetë punonjësit si: djathi i bardhë, djathi kaçkavall, gjiza, proshutat, salca e kosit, por edhe shumë produkte të tjera që ndodhen tek kategoria e produkteve të bulmetit. Pasi në këtë pjesë punonjësit përdorin shumë truke për të manipuluar çmimin përfundimtar në etiketë. Disa nga ato janë përdorimi i vasketave, letrave, kapakët plastikë ose mjeteve të ndryshme (lugë, thika…etj) që kanë një peshë të konsiderueshme. E mira e mundshme është t’ju kërkoni që t’i peshojnë produktet në prezencën tuaj.

Asnjëherë mos merrni produktet që janë të vendosura në fillim të rafteve, sepse kanë data skadence të afërta, nëse dëshironi produkte me data skadence të largët duhet të merrni ato që ndodhen në fund të raftit.

Mos i blini frutat, të cilat janë të paketuara me vasketa plastike (që duket sikur janë bërë qëllimisht për t’ju ofruar komoditet), sepse frutat ose perimet që ndodhen në të janë të ngelura.
Një tjetër truk që është jo pak i dëgjuar, është skadenca e afërt e produkteve që ndodhen tek pjesa e kasës që jo qëllimisht kanë një çmim të ulët.

Gjithashtu çmimet e produkteve nëpër rafte nuk përputhen me çmimet në faturë, prandaj tregoni kujdes kur i shihni dhe pse jo pyesni kur vini re diçka të dyshimtë./Shije.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews