Ballina Lajme LSDM dhe BDI a do të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme me...

LSDM dhe BDI a do të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme me lista të përbashkëta?! (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Zv/kryeministri përgjegjës për MO-në Hazbi Lika në emisionin Click lus në TV21 ka folur nëse mund të dilet me lista të përbashkëta me LSDM-në në zgjedhjet e ardhshme.

“Ka ende probleme që ne duhet t’i marrim mbi supet tona. Kemi ashtu situata që jo gjithmonë mund ta preferoj që ne të gjejmë një mundësi për koordinim të forcave të përbashkëta për proceset zgjedhore.

Ajo që bëjmë në këtë qeveri është se po bisedojmë në një tavolinë dhe të merremi vesh për gjerat. Nëse lëshohemi në aventura të tilla që të pretendojmë të hyjmë si koalicione parazgjedhore mendoj se nuk është koha…”, ka thënë Lika, transmeton Medial.mk.