Ballina Lajme Kosovë Kosovë, vazhdon seanca e Kuvendit

Kosovë, vazhdon seanca e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot seancën e cila ishte lënë në gjysmë gjatë ditës së djeshme.

Gjatë së enjtes, Kuvendi shqyrtoi disa pika të rendit të ditës, kurse sot nga ora 11:00 vazhdon me pikat e mbetura dhe me votimin e pikave të shqyrtuara, për të cilat nuk kishte kuorum për votim, transmeton Klan Kosova.

Poashtu u mbajt debati parlamentar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dënimin e disa aktivistëve të këtij subjekti politik.

Loading...