Ballina Bota Kërcënimi ruso-kinez. SHBA, buxhet kolosal për ushtrinë (VIDEO)

Kërcënimi ruso-kinez. SHBA, buxhet kolosal për ushtrinë (VIDEO)

Pentagoni kërkon një rritje të ndjeshme të shpenzimeve ushtarake në vitin 2019, duke cituar për këtë pretendim të tijin rreziqet nga Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut.

Krerët ushtarakë amerikanë këmbëngulin se vendit i nevojitet një arsenal i përforcuar, e për këtë pretendohet nga Kongresi aprovimi i një buxheti në nivelin e 686 miliardë dollarëve, një prej më të mëdhenjve në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Projektbuxheti i Administratës “Trump” parashikon në të njëjtën kohë shkurtime të ndjeshme për diplomacinë ndërkombëtare dhe ndihmat përtej kufijve.

Vet Trump deklaroi të hënën se ushtria e Shteteve të Bashkuara do të jetë më e fuqishme nga sa ka qenë ndonjëherë, e kjo përfshin – sipas tij, – rritjen praktikisht të arsenalit të çdo arme.

“Gara e madhe e fuqisë, dhe jo terrorizmi, ka dalë sot në pah si sfida kryesore ndaj sigurisë dhe prosperitetit të Amerikës”, deklaroi nënsekretari i Mbrojtjes, David L. Norquist.

“Është gjithmonë e më e qartë, – shtoi ai, – se Kina dhe Rusia dëshirojnë të formojnë një botë, e cila të përputhet me modelin e tyre autoritar të fitores së vetos mbi vendimet ekonomike, diplomatike dhe të sigurisë së vendeve të tjera”, thuhet në dokumentin e buxhetit, ku theksohet se Pekini është duke përdorur politika ekonomike grabitqare për të frikësuar fqinjët, ndërsa po militarizon tiparet e detit të Kinës Jugore.

Top Channel

Loading...