Ballina Kronika Kapet shqiptari me të dashurën greke me 61 kg hashash

Kapet shqiptari me të dashurën greke me 61 kg hashash

Trafiku i drogës në shumicen e rasteve nga kufiri i gjelber është kthyer në një problem të madh për policinë greke. Gjatë ditës së sotmr një sasi prej më shumë se 60 kg hashash është sekuestruar nga policia greke. “Protothema” shkruan se lënda narkotike ishte e ndarë në 50 pako në çanta udhëtimi, ndërsa pesha totale e lëndës narkotike të papërpunuar, është 61 kg dhe 790 gram si dhe një revolver dhe 21 fishekë.

Në automjetin e bllokuar ishin dy persona, një 31 vjeçar shqiptar, shofer i mjetit dhe e dashura e tij greke, 31 vjeçe, të cilët u arrestuan dhe u dërguan në Prokurorinë e Kosturit.

Loading...