Ballina Lajme FOTOT/Përgatitjet për Kongresin e 24 shkurtit, Lëvizja BESA kompletoi edhe kuvendin e...

FOTOT/Përgatitjet për Kongresin e 24 shkurtit, Lëvizja BESA kompletoi edhe kuvendin e degës së Strugës

SHPËRNDAJE

Sonte u kompletua edhe kuvendi i degës së Strugës, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Lëvizjes BESA

Vetëlargimi i ca individëve nga këshilli vendorë i Strugës, rezultoi në një rritje rekord të anëtarëve në nëndegët dhe së fundmi edhe në kuvendin e Strugës.

Në prezencë të komisionit për organizimin e kongresit të parë të Lëvizjes Besa, i cili është me datë 24 shkurt, udhëheqja e degës së Strugës, nga kuvendi i Strugës unanimisht ju besua z. Fatmir Emushit.

Kuvendin e udhëhoqi znj. Melinda Rashiti, fjalë rasti pati edhe anëtari i komisionit qendrorë Adnan Azizi, kryetari Bilall Kasami, si dhe kryetari i degës së Ohrit z. Xhemal Mena.

Gjatë procesit të regjistrimit të kuvendeve – degëve të Lëvizjes Besa për në Kongres, gjithandej po vërehet atmosferë pozitive dhe shumë shpejt zëri i Lëvizjes Besa do të jetë edhe më fuqishëm në përfaqësimin e shqiptarëve të Maqedonisë.