Ballina Lajme FOTO/Gruevski duke ikur nga gazetarët, gati sa nuk e theu qafën?!

FOTO/Gruevski duke ikur nga gazetarët, gati sa nuk e theu qafën?!

SHPËRNDAJE

Kjo është fotografia që është  shprehur sot derisa ish-kryeministri Nikolla Gruevski duke iu shmangur gazetarëve, për pak ka mundur të bie nga një mur i lartë për të rënë “hundë e buzë”.

Ish-kryeministri sot u paraqit në gjykatë për rastin “Tanku” lidhur me blerjen e Mercedesit të blinduar 600 mijë euro për nevojat e MPB-së dhe të Qeverisë. Ky rast ishte zbuluar nga bomba e përgjimeve, ku Gruevski po bisedonte me ish-ministren e brendshme, Gordana Jankullvoska, duke porositur se çfarë kushtesh duhej të plotësonte Benzi i blinduar dhe me kushte tejet luksoze.

Por një ngjarje e veçantë ka ndodhur derisa Gruevski ka dalur nga gjykata. Ai në një moment për tiu shmangur gazetarëve ka nisur të vrapojë në anën e kundërt, duke kërcyer shkallë dhe mure. Ai në një moment ka kërcyer nga një lartësi rreth një metër, por ka shpëtuar, pasi që ka mundur të përfundojë i rrëzuar në tokë. Kjo foto ka bërë bujë edhe në rrjetet sociale. (INA)