Ballina Showbiz E pabesueshme/ Maskohet si femër dhe shkon deri në finale të miss...

E pabesueshme/ Maskohet si femër dhe shkon deri në finale të miss kazakistanit dhe…

Në garën për Miss Kazakistanin ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, pasi njëra nga finalistet nuk ishte ajo që ishte prezantuar. Në fakt, Alina Alieva ka habitur bashkëkombësit kur pranoi se në fakt është një djalosh 22-vjeçar.

Bëhet fjalë për Ilia Dijagiljev, modelin që ishte lajmëruar si konkurrent vetëm dhe vetëm që t’ia dëshmojë shokëve se edhe meshkujt mund të shkojnë në finale si kandidat potencial për Miss

“Po bisedoja me shokët për bukurinë dhe vendosa që futem në garën e bukurisë, pasi gjithmonë kam qenë kampion i bukurisë natyrale”, ka deklaruar ky i ri duke shtuar se vajzat vazhdojnë të mendojnë se vishen, bëjnë grimin dhe e përcjellin trendnin më mirë se kushdo tjetër, por ai nuk pajtohet me këtë konstatim.

Ilia ishte i bindur se kjo gjë mund të arrihet edhe pa grim, kozmetikë e fotoshop, teksa me ndihmën e berberit dhe grimerit, ai arriti ta shndërrohet në Alina.

Ky i ri që filloi të merret me modelim si 17-vjeçar, në internet kishte publikuar fotografitë e Alinës dhe priste reagime nga më të ndryshmet.

Edhe pse ishte lajmëruar si pjesëmarrës në garën “Miss Virtual Kazakistan” nuk kishte pritur që do të arrijë në finale, por me këtë dëshironte të dëshmonte që bukuria natyrale dhe karakteri është më e rëndësishme. Kështu vendosi t’i tregojë organizatorëve dhe votuesve se kush është në të vërtet Alina Alijeva.

“E kuptova se kam shkuar larg”, tha ky i ri i cili shpjegoi arsye pse vendosi të tregojë fytyrën e tij të vërtetë.

Shumë besojnë se ai edhe ka mundur të fitojë në garën e bukurisë duke arritur kështu të mund 4 mijë vajza tjera. Por pasi janë publikuar emrat e finalisteve, postoi një video ku zbuloi identitetin e tij të vërtet.

Loading...