Ballina Kronika Drogë në Tetovë, arrestohet një person

Drogë në Tetovë, arrestohet një person

Policia e Tetovës ka gjetur gjysmë kilogramë marihuanë dhe një peshore për matjen e saj gjatë bastisjes në shtëpinë e shtetasit A.R. vjeç në Tetovë. Ai është arrestuar në flagrancë dhe kundër tij do të ngrihet padi penale.

“Më 10 shkurt me urdhër të Gjykatës Themelore Tetovë, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirën ndihmëse të A.R.(30) në rrugën “Braqa Milladinovi” në Tetovë. Gjatë bastisjes, në shumë vende në shtëpi është gjetur drogë narkotike marihuanë me masë të tërësishme prej rreth 500 gr, si dhe një peshore me mbetje të marihuanës. Lëndët e gjetura janë marrë me konfirmimin për lëndë të konfiskuara përkohësisht”, kumtoi MPB.

A.R. është arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të tërësishëm të ngjarjes kundër tij do të parashtrohet padi penale për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër penale të bërë, “prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursore”, i dënueshëm sipas nenit 2015 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë./Alsat-M

Loading...