Ballina Kronika Digjet shtëpia në Kumanovë, 3 fëmijët me prindërit mbesin në rrugë (VIDEO)

Digjet shtëpia në Kumanovë, 3 fëmijët me prindërit mbesin në rrugë (VIDEO)

Familja Billalli nga Kumanova mbrëmë u tmerrua nga zjarri.

Qiri i cili po u bënte dritë u bë shkaktar i flakëve të cilat për disa orë shtëpinë e tyre e shndërruan në shkrumb e hi.

Familja përveç se ishte e varfër financiarisht, tani mbeti edhe pa kulm mbi kokë, bashkë me tre fëmijët.

Mesuti 6 vjeç në rrënoja kërkon lodrën e tij, por gjithçka ishte shkatërruar nga zjarri.

E zonja e shtëpisë shkon tek mielli për të parë nëse ka shpëtuar pa u djegur.

“Nuk e di të shoh, jo nuk paska asgjë, ndoshta vetëm i vjen era”, u shpreh Alisa Bilalli.

Familja Billali një muaj me radhë nuk ka energji elektrike, pas nuk kanë mundur të paguajnë faturat.

Për këtë shkak ata janë detyruar të përdorin qirinj.

“Tani katastrofë nuk dimë ku të shkojmë, me fëmijë duhet të rrimë këtu. Mbrëmë kemi qenë tek kunati tani nuk kamë askund se edhe ai është ngushtë vetë. Nëse mundet dikush të na e bëjë qarën do ta dinim për faleminderit. Edhe qatë të keqen qe e patëm mbetëm edhe pa atë”, shtoi Alisa Bilalli.

I zoti i shtëpisë Hakiu thotë se në momentin kur u dogj shtëpia ishte duke punuar. “ Më thirrën të gropoj një kanal, unë shkova dhe një shok më tregoj tha tu dogj shtëpia”, tha ai.

Mesuti për detyrë shtëpie kishte pasur të ndërtoj një shtëpi nga kartoni, por zjarri nuk kurseu as shtëpinë e vogël të tij.

“Ka pasur me dërguar sot tek shkolla..”, u shpreh Alisa Bilalli.

Familja Billalli tani është vendosur në njërën prej dhomave të djegura. Muret janë të zeza dhe gjithçka për rreth tyre është djegur. Familja kërkon ndihmë nga bamirësit, që sado pak të kthehen shpresat e tyre për jetë.

Haki Bilalli: 071 – 529 – 508

Loading...