Ballina Lajme DETAJE NGA VDEKJA E DY ALPINISTËVE NGA MAQEDONIA (VIDEO)

DETAJE NGA VDEKJA E DY ALPINISTËVE NGA MAQEDONIA (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Dy alpinistë nga Maqedonia mbrëmë janë gjetur të vdekur në Kajmakçalan, vend malor në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Sipas informatave të policisë, bëhet fjalë për një vajzë 25 vjeçe dhe një djalë 35 vjeçar nga Maqedonia, të cilët janë ngjitur në mal në një grup prej 50 personash, por janë larguar paksa nga grupi dhe e kanë humbur rrugën.

Ky moment për ta ishte fatal pasi duke u endur sipas informatave nga mediat greke, ata kanë rënë në humnerë.

Pjesëtarë të këtij grupi kishin paraqitur rastin në policinë e Manastirit dhe në atë moment policia e Maqedonisë ua ka gjurmuar celularët dhe ka kapur sinjal 100 metra jashtë territorit të Maqedonisë, në pjesën Greke të malit Nixhe.

Në vendin ku janë gjetur të vdekur dy aplinistët ka patur ekipe të shpëtimit dhe zjarrfikës, por terreni ka qenë i paarritshëm prandaj aksioni për shpëtim edhe i palës greke por edhe palës maqedonase ka vazhduar edhe sot. Sot zjarrfikësit, ekipet e drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe policia nxorrën trupat e pajetë të aplinistëve dhe kah mesdita ato ishin dërguar në qendrën e skijimit për të konstatuar vdekjen nga ekipet e ndihmës së shpejtë.

Mësohet se vajza e ndjerë nga Maqedonia është Kalina Velevska, një aktiviste e sektorit civil dhe së fundmi alpiniste me çertifikatë e trajnuar për udhëheqëse, në shoqatën alpiniste “Transverzalec”, ndërsa identiteti i mashkullit 35-vjeçar nuk dihet ende. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/