Ballina Bota Danimarkë, ndahet nga jeta princi Henrik

Danimarkë, ndahet nga jeta princi Henrik

Princi Henrik i Danimarkës është ndarë nga jeta. Bashkëshorti i mbretëreshës Margarita ishte 83 vjeç dhe vuante nga demenca. Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar shumë ditët e fundit dhe dje ishte transfeuar nga një spital në Konehagen për në rezidencën e familjes mbretërore në veri të kryeqytetit danez.

I lindur me 11 qershor 1934, në jugperëndim të Francës nga dy prindër që gëzonin titullin kont, Henri Marie Jean André de Laborde de Monpezat u martua me atë që do të bëhej më vonë mbretëresha e Danimarkës në vitin 1976, duke marrë kështu emrin Henrik.

Në gusht të vitit 2017, ai ka shprehur dëshirën për të mos u varrosur krah së shoqes në katedralen ku prehen pjesëtarët e familjes mbretërore daneze, pavarësisht se në këto raste varrimi bëhet në një sarkofag të përbashkët për çiftet.

Gjatë gjithë jetës së tij, Henrik ka pasur rolin e princit bashkëshort, që nuk hyn në linjën e trashëgimisë së fronit. (TemA TV)

Loading...