Ballina Lajme Shqipëri Çfarë i ndodhi Ramës të martën në stallën e dhive (VIDEO)

Çfarë i ndodhi Ramës të martën në stallën e dhive (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë të veçantë paraditen e së martës. I shoqëruar nga ministri i tij (i preferuar) i Bujqësisë, Niko Peleshi shkoi të shihte çfarë ndodhte në një fermë bagëtish në dalje të Durrësit. Aty i treguan (sa mirë) si po shkonte çështja e subvencioneve ndërsa vetë tha dy fjalë duke premtuar më shumë para për këtë sektor.

Por kreu i qeverisë kishte bërë një gabim. Megjithëse i njohur për sportivitetin e tij, në një stallë me dhi dhe keca shkoi i veshur me kostum dhe kollare, të denjë për një samit ndërkombëtar. I ambientuar tashmë me këtë ambient edhe ministri i tij nuk mbante kollare, por u shfaq i shpenguar ndërsa bisedonte me pronarët e fermës.

Nëse nëpër samite dhe sallone evropiane, Rama vesh atlete dhe tuta, në një stallë, veshi kostum duke habitur jo vetëm të pranishmit, …por ndoshta edhe dhitë! ©LAPSI.al

Loading...