Ballina Showbiz Blerim Destani pozon me një tjetër orë të shtrenjtë, vlera e saj...

Blerim Destani pozon me një tjetër orë të shtrenjtë, vlera e saj është 65 mijë euro (FOTO)

SHPËRNDAJE

Blerim Destani është parë vazhdimisht duke mbajtur ora të shtrenjta të brendeve më të njohura botërore.

Duke qenë ndër yjet më të pasura shqiptare, natyrisht se pëlqen luksin dhe aksesorët e shtrenjtë.

Aktori shqiptar me famë botërore, së fundmi ka pozuar sërish me një orë të shtrenjtë, ndërkohë që faqja What They Wearin në Instagram, është kujdesur që ta gjejë vlerën e orës së tij.

Sipas kësaj faqeje, vlera e orës së aktorit të popullarizuar nga Tetova është 65.000 euro.

Është fjala për orën e brendit Patek Philippe nga koleksioni Rose Gold Nautilus 5980/1R-001.

Patek Philippe & Co. është një prodhues zviceran i orëve i themeluar në vitin 1851, me lokacion në Gjenevë dhe Vallee de Joux.

Dizajnon dhe prodhon orët me komplikime mekanike, ndërsa nga shumëkush konsiderohet si një ndër brendet më prestigjioze të orëve.