Ballina Bota ASHPËRSIA E “DEGËS SË ULLIRIT”: Turqit publikojnë pamje të filmuara me dron...

ASHPËRSIA E “DEGËS SË ULLIRIT”: Turqit publikojnë pamje të filmuara me dron nga sulmi ajror kundër kurdëve (VIDEO)

Turqia, e cila nga 20 janari ka nisur në Afrin të Sirisë operacionin ushtarak “Dega e Ullirit” me qëllimin për mbrojtjen e kufirit të saj nga forcat kurde të PYD/PKK-së, ka publikuar pamje të filmuara me dron nga ushtria turke më 12 shkurt.

Video shfaq militantët kurdë të veshur si civilë se si gjuajnë nga një top i vendosur në një “xhip” në qytetin Xhindiresu, në jugperëndim të Afrinit.

Fluturakja pa pilot ndjek luftëtarët që futen në një garazhë dhe tregon shpërthimin pas sulmit ajror./TetovaNews

Video bonus

Kështu kurdët shpallin fitoren e tyre kundër ushtrisë turke

Loading...