Ballina Shëndeti A mund t’i shkatërrojë hithi qelizat e kancerit: Zbulim i pabesueshëm shkencor

A mund t’i shkatërrojë hithi qelizat e kancerit: Zbulim i pabesueshëm shkencor

Terapia e re kundër karcinomës – a mund të shkatërrojë kancerin hithi?

Shkencëtarët po punojnë në terapinë e re për shërimin e kancerit në të cilën substancë kryesore është përbërësi të cilin e përmban hithi.Nga terapia e quajtur JPC11 pritet që automatikisht të shkatërrojë qelizat malinje. Kjo qasje do të mund të zvogëlojë efektet e padëshiruara të kimioterapisë dhe ilaçeve të cilat i marrin pacientët me sëmundje malinje.

Hulumtimet janë drejtuar kryesisht në shërimin e kancerit të vezoreve dhe të prostatës, transmeton Telegrafi.

Ekspertët theksojnë që terapitë ndikojnë ashtu që doza e caktuar e natrium formiatit natyral, e zbuluar në hithër ose në thartirën e buburrecave, shkatërron qelizat malinje.

Kjo terapi ende nuk është hulumtuar plotësisht, mirëpo shkencëtarët besojnë që janë në rrugë të mirë.

Shumica madje konsiderojnë që forma e këtillë e terapisë përdoret edhe si preventivë për sëmundje kancerogjene, por që me atë rast terapia nuk do t’i shkatërrojë qelizat e shëndosha.Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Veti shëruese ofrojnë gjethet, lulet, rrënjët, farat.

@tn.lajmelokale
@tetovanews