Ballina Diaspora 19-VJEÇARI NGA PRESHEVA HUMB JETËN NË AMERIKË

19-VJEÇARI NGA PRESHEVA HUMB JETËN NË AMERIKË

SHPËRNDAJE

Një i ri nga Presheva që po jetonte në Amerikë dje ka humbur jetën në një aksident tragjik.

“Dje, më 13 shkurt 2018 në SHBA ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 19 vjeçare SHPËTIM RAMADANI nga fshati Corroticë i Komunës së Preshevës. I ndjeri në Amerikë kishte lindur më 7 tetor 1999, pasi kishin shkuar prindërit e tij si refugjatë të luftës së fundit në Kosovë. Allahu e mëshiroftë në botën tjetër, ndërsa prindërve të tij, farefisit dhe gjithë miqëve ngushëllime të thella për këtë vdekje tragjike.”, thuhet në portalin lokal të këtij fshati të Luginës së Preshevës.

Shpëtimi po vijonte jetën e tij me prindërit në SHBA duke qenë në shkollë dhe punë. (INA)