Ballina Lajme ZGJIDHEN TRE NËNKRYETARËT E RINJ TË VMRO-SË

ZGJIDHEN TRE NËNKRYETARËT E RINJ TË VMRO-SË

Mitko Jançev, Vllado Misajllovski dhe Aleksandar Nikolloski janë zgjedhur nënkryetarë të VMRO-DPMNE-së. Sekretar i përgjithshëm i partisë është zgjedhur Igor Janushev, ish drejtor i NTP Shkup.

Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Komitetit Qendror të partisë, raporton Makfax.

Vllado Misajllovski është ish ministër i Transportit dhe Lidhje. Në atë funksion erdhi në maj të vitit 2015, në vendin e Mile Janakieskit. Mitko Jançev është kryetari aktual i komunës së Kavadarit, ndërsa Aleksandar Nikolloski është deputet nga rradhët e kësaj partie, i cili poashtu ka qenë i propozuar edhe për ambasador të Maqedonsië në BE.

Në Komitetin qendror nuk ishin ftuar Ilija Dimovski dhe Antonio Milloshoski. Ata janë pjesë e nënshkruesve të letrës së hapur me të cilën kërkohej shtyrja e Kongresit të partisë. /SHENJA/

Loading...