Ballina Lajme ZËDHËNËSI I QEVERISË GREKE: EMRI I MAQEDONISË PËR PËRDORIM TË PËRGJITSHËM!

ZËDHËNËSI I QEVERISË GREKE: EMRI I MAQEDONISË PËR PËRDORIM TË PËRGJITSHËM!

SHPËRNDAJE

Pozicioni i Greqisë është zgjidhje për përdorim të përgjithshëm që domethënë ndryshim të emrit kushtetues dhe përdorimit të tij në brendësinë e vendit, shpjegon zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Canakopulos, në një intervistë për radion Selanik 94.5

Ai i kushton rëndësi të veçantë të ashtuquajturit irredentizëm dhe thotë se Qeveria greke garanton se do të ekzistojë zgjidhje vetëm nëse ekziston angazhim i qartë tek Qeveria e Maqedonisë se do të lënë pas vetes qëndrimet irredentiste dhe ultranacionaliste.

“Pozicioni ynë është ‘erga omnes’, që do të përdoret për të gjithë, ndërkaq fqinjët tanë do ta përdorin në brendësi, respektivisht do të ekzistojë ndryshim I emrit kushtetues që të mund të gjindemi në fushtë të zgjidhjes”, theksoi Canakopulos. /SHENJA/