Ballina Lajme Vuçiq dhe Hahn takohen në Beograd, diskutojnë rreth integrimit në BE

Vuçiq dhe Hahn takohen në Beograd, diskutojnë rreth integrimit në BE

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe Komisioneri Evropian për Negocimin dhe Zgjerimin e Fqinjësisë Johannes Hahn biseduan mbrëmë në Beograd rreth procesit të integrimit evropian dhe progresit të Serbisë përgjatë kësaj rruge.
Ata theksuan se të gjitha vendet e rajonit duhet të përdorin presidencën bullgare dhe austriake të këtij viti të Bashkimit Evropian për të bërë përparim, njoftoi shërbimi i shtypit presidencial, raporton “Beta”, transmeton Periskopi.
Vuçiq tha se Serbia do të bëjë gjithçka për të dhënë kontribut të plotë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, tha deklarata.Presidenti serb mori një zyrtar evropian në villën Bokeljka./Periskopi/

Loading...