Ballina Lajme Vrapçishtë, protestë kundër bastoreve sportive (VIDEO)

Vrapçishtë, protestë kundër bastoreve sportive (VIDEO)

Banorët e fshatit Vrapçisht kanë protestuar kundër bastoreve sportive që gjenden në këtë fshat, gjegjësisht kanë kërkuar mbylljen e tyre. Ata bllokuan rrugën e cila kalon pranë objektit të Komunës së Vrapçishtit. Në krahë të banorëve ka dalë edhe kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, i cili u dërgoi mesazh institucioneve të nivelit qendrorë të respektojnë vullnetin e popullatës. Organizatorët e protestës, kanë zhvilluar edhe një peticion i cili është përkrahur nga 800 banorë.

Loading...