Ballina Lajme VMRO-DPMNE-ja zgjodhi nënkryetarët e rinj

VMRO-DPMNE-ja zgjodhi nënkryetarët e rinj

SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e djeshme të Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së, për nënkryetarë të partisë janë zgjedhur Vllado Misajllovski, Mitko Jançev dhe Aleksandar Nikolloski.

Vllado Misajllovski është ish ministër i Transportit dhe Lidhje. Në atë funksion erdhi në maj të vitit 2015, në vendin e Mile Janakieskit. Mitko Jançev është kryetari aktual i komunës së Kavadarit, ndërsa Aleksandar Nikolloski është deputet nga rradhët e kësaj partie, i cili poashtu ka qenë i propozuar edhe për ambasador të Maqedonsië në BE.

Sekretar i përgjithshëm i partisë është zgjedhur Igor Janushev, ish drejtor i NTP Shkup.