Ballina Futboll Villarreal shtang Realin në ‘Bernabeu’, madrilenët në krizë

Villarreal shtang Realin në ‘Bernabeu’, madrilenët në krizë

SHPËRNDAJE

Është gati e pabesueshme por Villarreal ka fituar 1-0 në “Santiago Bernabeu”.

Në minutën e 87’ ishte mesfushori Pablo Fornals i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm duke turpëruar keq portierin e Realit, Kaylor Navas.

Reali pati një pjesë të parë më shumë raste, veçanërisht përmes Cristiano Ronaldos dhe ishte shumë pranë golit, por pa sukses.

Kjo është humbja e dytë në tri ndeshjet e fundit në “Bernabeu” në kuadër të La Ligas për Real Madridin, pas asaj ndaj Barcelonës.

Real Madridi mbetet në vendin e katërt me 32 pikë, 16 më pak se kryesuesit e Barcelonës.