Ballina Kultura Kinematografi Vala e serialeve turke që pushoi botën, ja sa shkojnë fitimet në...

Vala e serialeve turke që pushoi botën, ja sa shkojnë fitimet në një vit

Vala e serialeve turke nisi si një ortek i cili përfshiu shumë vende dhe solli fitime marramendëse brenda një kohë shumë të shkurtër. Këto seriale tashmë transmetohen në 140 vende, dhe kanë arritur një sukses të ri duke u eksportuar aq sa të fitojnë deri në 350 milionë dollarë në vit. Sipas informacioneve të Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës, sektori i serialeve televizive turke ka pasur një ngritje domethënëse në 10 vitet e fundit, duke dalë në vend të dytë pas SHBA-së.

Filmat e realizuar nga Turqia janë shfaqur sipas Daily Sabah në SHBA, Rusi, Ballkan, Lindje e Mesme, Azi, Amerikë Latine dhe ndiqen nga miliona njerëz. Në vitin 2016 vlera e tyre ka qenë 300 milionë dollarë duke njohur rritje marramendëse prej viti 2008 kur ishte vetëm 10 milionë. Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore janë të parat ku transmetohen këto seriale.

Loading...