Ballina Lajme Shqiptarët më optimistët rreth BE-së, serbët më euroskeptikët

Shqiptarët më optimistët rreth BE-së, serbët më euroskeptikët

SHPËRNDAJE

Kosova dhe Shqipëria janë vendet më optimiste sa i përket hyrjes në Bashkimin Evropian, ndërsa serbët janë më euroskeptikët në Ballkan, tregon një studim i kryer nga programi i Bashkimit Evropian Horizon 2020.

Këtë rezultat e ka nxjerrë projekti “INFORM”, i cili merret me hulumtime për politikë, ekonomi dhe sfera të tjera në shoqëritë e Ballkanit.

Më së paku frikë se BE do të kërcënojë identitetin kulturor dhe ekonominë janë të anketuarit nga Kosova dhe Shqipëria, derisa 50 për qind e serbëve konsiderojnë se hyrja në BE rrezikon ekonominë dhe kulturën e tyre.

Nga ana tjetër, malazezët të cilët janë më afër hyrjes në BE, janë po ashtu skeptikë.

Qëndrime të ngjashme kanë edhe Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.

Sipas sondazhit të “INFORM”, shumica e pjesëmarrësve në gjashtë shtetet e Bllkanit Perëndimor, përpos Shqipërisë akoma nuk i ndjejnë efektet pozitive të rregullave të Bashkimit Evropian.

Shumica e tyre përkrahin ligjet e BE-së, edhe pse serbët, malazezët dhe maqedonasit thonë se rregullat e BE-së janë të dëmshme për traditat lokale.