Ballina Kronika Shpërthen bombola e gazit në një familje në Tiranë (VIDEO)

Shpërthen bombola e gazit në një familje në Tiranë (VIDEO)

Një bombol gazi shpërtheu në një banesë në kryeqytet.

Nga shpërthimi i fuqishëm në rrugën “Thoma Koxhaj” fatmirësisht nuk pati të lënduar, sepse bombola ishte vendosur në ballkon dhe në banesë nuk kishte njeri.

Në pamje duket qartë fuqia e shpërthimit që ka shembur edhe murin e shtëpisë.

Ekspertët zjarrfikës kanë bërë shpesh thirrje për kujdesin që qytetarët duhet të tregojnë në përdorimin e bombolave të gazit dhe blerjen e bombolave të kolauduara.

Loading...