Ballina Lajme Protestë të aktivistëve të Lëvizjes Besa, kërkohet dorëzimi i mandatit nga ana...

Protestë të aktivistëve të Lëvizjes Besa, kërkohet dorëzimi i mandatit nga ana e deputetit Nexhbedin Kahremani (VIDEO)

Sot para shtëpisë, gjegjësisht para ordinancës së deputetit Nexhbedin Kahremani nga radhët e Lëvizjes Besa, është protestuar në mënyrë paqësore nga aktivistë të revoltuar të së njëjtës Lëvizje, me qëllimin që të dorëzojë mandatin e deputetit, njofton Fol.

Protesta vjen pas zhvillimeve të fundit në Lëvizjen Besa, ku deputeti Kahremani u caktua si ushtrues detyre për të udhëhequr Lëvizjen Besa deri në kongresin e ardhshëm.

Përndryshe Kahremani nuk fitoi mandatin e deputetin nga qytetarët, por atij iu dha mandati nga kryetari aktual i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sepse para zgjedhjeve lokale dha dorëheqje nga posti i deputetit për të kandidaur si kryekomunar i Tetovës. /Fol/

Loading...