Ballina Bota Progres në bisedimet për koalicionin e ri qeveritar

Progres në bisedimet për koalicionin e ri qeveritar

Bisedimet eksploruese mes krerëve partiakë dhe parlamentarë të tri partive kryesore gjermane për formimin e një koalicioni të ri të madh kanë arritur të kenë progres.

Partia Socialdemokrate (SPD) e qendrës së majtë, Unioni Kristiandemokrat i kancelares, Angela Merkel (CDU) dhe aleatët e saj bavarezë të Unionit Kristiansocial (CSU) pritet të njoftojnë fillimin e bisedimeve zyrtare për formimin e koalicionit të tyre.

“Një marrëveshje përfundimtare pritet të miratohet nga dy palët, konservatorët dhe socialdemokratët, të cilët do të mundësojnë vazhdimin e hapave të mëtejshme ”, sipas një burimi të njoftuar sot në mëngjes.

Loading...