Ballina Bota PAS NJË SHEKULLI, UJQIT RIKTHEHEN NË BELGJIKË

PAS NJË SHEKULLI, UJQIT RIKTHEHEN NË BELGJIKË

Në rajonin e Flandrisë, në veri të Belgjikës, është vërejtur një ujk, i pari pas më shumë se 100 vjet, njoftoi organizata për mbrojtjen e ambientit, Lendshejp.

Belgjika ka qenë shteti i vetëm në Evropën Kontinentale, të cilin ujqit nuk e kanë vizituar, që nga koha kur këto kafshë kanë filluar të kolonizojnë sërish Kontinentin, thuhet në komunikatën e organizatës.

Që nga fillimi i shekullit të 20-të, si pasojë e gjuetisë së tepruar, industrializimit dhe zgjerimit të hapësirave urbane, ujku është zhdukur nga shumica e shteteve në Evropën Perëndimore.

Nga Konventa e Bernit në vitin 1979, ujku nga armiku shtetëror numër një u bë lloj i mbrojtur, si element bazë natyror i trashëgimisë evropiane.

Sipas fjalëve të ekspertëve, në disa shtete, si në Poloni dhe Rumani, ku gjithmonë ka pasur ujqër, njerëzit janë mësuar me sulmet e tyre kundër deleve dhe i kanë cilësuar si incidente.

Megjithatë, në zonat e reja të kolonizuara nga ujqit, siç janë Franca, disa rajone në Itali dhe Spanjë, tendosjet janë shtuar dhe blegtorët nuk janë aspak të kënaqur për shkak të rikthimit të ujqve.

Ujku, i cili u vërejt në fillim të këtij muaji në Belgjikë, të cilit i është vendosur një pajisje elektronike për përcjellje, në territorin belg ka hyrë nga Gjermania.

E njëjta kafshë është vërejtur në fund të dhjetorit edhe në Holandë. Brenda dhjetë ditësh, kjo kafshë ka kaluar një largësi prej 500 kilometra, u qartësua në komunikatën e Lendshejp.

Loading...