Ballina Bota OKB: DEKLARATAT E TRUMPIT PËR MIGRANTËT JANË RACISTE

OKB: DEKLARATAT E TRUMPIT PËR MIGRANTËT JANË RACISTE

SHPËRNDAJE

Kombet e Bashkuara (OKB) i kanë konsideruar “raciste” deklaratat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, i cili gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, kishte adresuar kritika ndaj migrantëve nga disa shtete të Amerikës Latine dhe Afrikës, duke thënë se ata vijnë nga “vende të ndyra”, transmeton (AA).

Rupert Colville, një prej zëdhënësve të Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, në një konferencë për shtyp të mbajtur në zyrën e OKB-së në Gjenevë tha: “Nëse konfirmohet, këto janë komente tronditëse dhe shokuese nga presidenti i SHBA-ve. Na vjen keq, por (për deklaratat) asgjë tjetër nuk mund të përdoret përveç fjalës ‘raciste’”.

“Nuk është një histori që është në kundërshtim vetëm me moralin. Bëhet fjalë për hapjen e derës në anën më të keqe të njerëzimit dhe miratimin dhe promovimin e racizmit dhe ksenofobisë që potencialisht mund të shkatërrojë jetën e shumë njerëzve”, ka theksuar Colville.

Sipas lajmeve në median amerikane, Trump dje ka mbajtur një takim në Zyrën Ovale lidhur me çështjen e emigrantëve, ku ka thënë fjalë të rënda në adresë të disa shteteve.

“Përse të dëshirojmë që këto njerëz të vijnë këtu nga këto shtete të ndyra. Do të duhet të marrim më shumë migrantë nga Norvegjia”, ishte shprehur Trump, duke iu referuar emigrantëve nga disa vende të Amerikës Latine dhe Afrikës.