Ballina Futboll Neymar me lajm fantastik për tifozët e Real Madridit

Neymar me lajm fantastik për tifozët e Real Madridit

SHPËRNDAJE

Neymar mund të largohet nga klubi i pasur francez, pas vetëm një sezoni në Parc des Princes.

Neymar është i interesuar për transferim në Real Madrid.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain mund të largohet nga klubi i pasur francez, pas vetëm një sezoni në Parc des Princes.

Mediat franceze raportojnë se heshtja e yllit brazilian karshi spekulimeve rreth transferimit në Santiago Bernabeu, interpretohet si plan i tij për rikthim në La Liga.

Neymar kërkohet nga Real Madrid për të formuar sulmin ‘galaktik’ së bashku me Cristiano Ronaldon e Gareth Bale, pasi Karim Benzema vështirë se do të mbetet në klub pas përfundimit të këtij sezoni.