Ballina Kronika ‘Nesër dalim për peshk’, arrestohen dy shqiptarë me 500 kg drogë

‘Nesër dalim për peshk’, arrestohen dy shqiptarë me 500 kg drogë

SHPËRNDAJE

“Nesër do dalim për peshk”. Në fakt, për “peshkim” marijuane, e cila vinte nga Shqipëria, me një gomone gjashtë metra të gjatë. Ngarkesa ishte e ndarë në 33 thasë, gati për t’u shitur në treg gjatë festimeve të Krishtlindjeve dy vjet më parë.

Dy shqiptarë, Keljant Llaka e Ali Gockaj, dhe katër italianë, Giuseppe e Italo Lorè, vëllezër, Nicola Magli e Luigi Spina, përfunduan në prangat e Guardia di Finanza e Brindisit natën e 15 dhjetorit 2016, pas interceptimit të ngarkesës nga autoritetet.

Droga e transportuar me gomone nga shqiptarët do të dorëzohej në Lendinuso, ku do ta merrnin italianët. Këta e morën në dorëzim por më pas e braktisën menjëherë mallin dhe ia mbathën sapo panë karabinierët, duke qenë në liri deri këtë të martë, më 9 janar, kur përfunduan ata në pranga.

Droga e sekuestruar përfshinte 33 thasët me peshë 436 kilogramë, të kapur në bagazhin e një Renault Espace, plus 41 kile të tjera në gomonen që kishte dalë në breg.