Ballina Kronika “Nëna nxori fëmijët në shitje”, flet babai: Nuk i kam takuar as...

“Nëna nxori fëmijët në shitje”, flet babai: Nuk i kam takuar as per festat e fundvitit

Flet Ervin Dungo, baba i dy fëmijëve që u nxorën në shtitje nga ana e nënës së tyre. Ai ka depozituar një denoncim në Polici për shkak se thotë se ka dy persona që e kanë ndjekur dhe ndihet i kërcënuar.

Dungo u shpreh se nuk e denoncon nënën e fëmijëve të tij për shkak të të vegjëlve. Ndërsa shton se hakmarrja e gruas bëhet për shkak se ai tani ka krijuar një marrëdhënie tjetër.

“Nuk jam takuar me fëmijët as për festat e fundvitit. Personave që më kanë ndjekur ju kam bërë foto. Me fëmijët kam folur vetëm dy tre herë se ishin të frymëzuar nga ajo. Kaq thonë, po më shumë s’më kanë thënë gjë.

Ju kontaktova juve si televizion, s’mund të denoncoj nënën e fëmijëve të mi. Ishin nja tre-katër policë që më pritën, u sollën shumë mirë.

Më thanë që të marr në telefon 112 dhe më thanë që do të veprojnë menjëherë. Ia kam thënë edhe gruas që bashkëjetoj tani, që nëse nëna e fëmijëve të mi ngelet rrugëve, unë do ta marr edhe do ti mbaj të dyja”, u shpreh Dungo për “Fax”.

Loading...