Ballina Lajme Në Vrapçisht protestohet kundër bastoreve sportive (Foto)

Në Vrapçisht protestohet kundër bastoreve sportive (Foto)

Në komunën e Vrapçishtit është mbajtur një protestë popullore e banorëve të kësaj komune, para të cilëve është shfaqur edhe kryetari, Isen Shabani.

TV2 bën të ditur se banorët kanë organizuar protestën kundër bastoreve sportive në këtë komunë.

Tentime për mbylljen dhe mos hapjen e bastoreve të reja në këtë komunë ka patur edhe më herët, ndërkaq ky ka qenë njëri nga premtimet parazgjedhore të kryetarit të tanishëm të kësaj komune, Isen Shabani.

Loading...