Ballina Shkenca NASA publikon fotot e para të planetit Mars ku shihen sipërfaqe të...

NASA publikon fotot e para të planetit Mars ku shihen sipërfaqe të mëdha të akullit

Shkencëtarët kanë zbuluar një akull të madh që shtrihet në të gjithë Marsin, një zhvillim ky që mund të “ndryshoj-lojën” për misionin tonë për të gjetur jetë në planetin e kuq.

Studimi, ka përdorur disa imazhe të marrë nga një anije e NASA’s e cila ishte në Mars, ku ka zbuluar një depozitë të madhe të akullit.

Shkencëtarët kanë sqaruar se akulli mund të jetë një burim i pranueshëm i ujit për eksploruesit që shpresojnë të shkojnë e të jetojnë atje.

Shkencëtarët kanë pritur një kohë të gjatë për t’u njohur me sipërfaqen e akullit të Marsit.Por studimet e reja përshkruajnë një hyrje të re: fletë të trasha nëntokësore që janë ekspozuar përgjatë shpateve të mëdha që rriten deri në 100 metra nga planeti.

Hulumtuesit përdorën imazhe nga “Mars Reconnaissance Orbiter” i NASA’s, e cila ka studiuar atmosferën dhe terrenin marsian që nga viti 2006, duke përfshirë historinë e rrjedhave të dukshme të ujit në ose afër sipërfaqes, raporton “The Independent”, transmeton Periskopi.

Gjetjet treguan se akulli mund të jetë më i disponueshëm se më parë i njohur për përdorim në mbështetjen e misioneve të ardhshme robotike ose të eksplorimit njerëzor, ndoshta edhe krijimin e një baze të përhershme të Marsit. Uji mund të përdoret për pije por edhe potencialisht për të pasur oksigjen për frymëmarrje.

Depozitat u gjetën në shtatë formacione gjeologjike të quajtura rrëshqitëse, me shpatet deri në 55 gradë, në hemisferën jugore dhe një në hemisferën veriore.

“Interpretimi ynë është se kjo është bora e konsoliduar e depozituar në kohët e fundit gjeologjike,” tha Colin Dundas./Periskopi/

Loading...