Ballina Opinione Memishi: “Abia i madh” bëhu burrë dhe trego misionin tënd!

Memishi: “Abia i madh” bëhu burrë dhe trego misionin tënd!

SHPËRNDAJE

Pas shumë vitesh “Ujku nën lëkurën e deles” po del nga strofulla e tij për të treguar sadopak pse aq gjatë ka qëndruar aty brenda.

Gjitha aktivitetet e tij personale për gjithë këto vite i përmendi me sukses, por pse po e fsheh misionin e tij për gjithë këto vite?

Të quajnë “burrë” madje shumica të thërrasin “Abia i madh”, do dëshiroja të shoh burrërinë tënde deri në fund, të dalësh publikisht dhe të japish llogari se kush e ndërtoi “Teqen” në mes të Tetovës? Për cilën vlerë kombëtare shqiptare flisni ju, sa kohë e vite janë shqiptarët në këto troje, nuk ka shqiptarë që njihet përmes teqeve dhe tyrbeve.

Ju po doni të instaloni një mjet për të realizuar qëllimin tuaj të kahmotshëm, në këtë rast duke e përdorur BESËN. Besa shqiptare është shumë më e madhe se “Nami” që mendoni se keni ju.

Shqiptarët nuk bien pre e sqarimit tuaj me një shkrim të thjeshtë dhe me një prapavijë krejtësisht të errët për shqiptarët.

Sidoqoftë, për fund. njerëzit që i ke peng mbaj të qofshin përhajr, por njerëzit që i ke futur në këtë lojë të errët vet do të kundërpërgjigjen sepse jo gjithë njerëzit kanë padron, nuk mundet që çka t’i urdhëroj dikush ata ta bëjnë pa u menduar fare, e ke keqkuptuar konceptin e të qenurit njeri, o njeri i “shkolluar”.

Dil dhe kërko falje popullit dhe njerëzve të sinqertë që i manipulon nëpërmjet argatëve dhe pobratinëve që t’i i njeh.

Bëhu burrë dhe trego misionin tënd, por jo prapa perdeve dhe nëpër podrume!

Shkruan: Daut Memishi (Aktivist i Lëvizjes Besa)