Ballina Lajme Kosovë Mediat e Kosovës: Ish-kryeministri Isa Mustafa në spital, në rrezik për jetën

Mediat e Kosovës: Ish-kryeministri Isa Mustafa në spital, në rrezik për jetën

SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në rrezik për jete. Gazeta Express shkruan se gjendja shëndetësore i është komplikuar seriozisht, ndërsa thuhet se Mustafa nuk mundet të lëvizë. Mjekët dyshojnë se Kryetari i LDK-së është prekur nga sindoroma “Guillain-Barré syndrome”.

Trajtimi i kësaj sëmundjeje për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik, apo për ata të cilët janë më në moshë, është shumë i vështirë dhe sëmundja mund të lë pasoja.

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka një javë që është shtrirë në një spital në Prishtinë për shkak të një gjendje gripale.