Ballina Lajme LSDM MERR INICIATIVË PËR PËRGJYSMIMIN E HARXHIMEVE PËR RRUGË TË DEPUTETËVE

LSDM MERR INICIATIVË PËR PËRGJYSMIMIN E HARXHIMEVE PËR RRUGË TË DEPUTETËVE

SHPËRNDAJE

LSDM ka dorëzuar në Kuvend iniciativë, me të cilën do të zvogëlohen përgjysmë harxhimet për rrugë të deputetëve. Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev, tha se deri tek kryetari i kuvendit kanë dorëzuar propozim ndryshime për dy ligje: Të Ligjit për Pagat për funksionarët dhe personat e emëruar dhe të Ligjit për Deputetët.

“Ashtu si premtuam e dorëzojmë iniciativën dhe dëshirojmë që të zhvillohet debat, të inkuadrohet opozita. Zgjidhjen mbi këtë aspekt do ta propozojmë dhe do të ketë qëllim që të i vihet fund manipulimeve dhe shpekulimeve në opinion”, deklaroi Tuntev, nga LSDM.

Si nënvizoi se kryetari Talat Xhaferi e ka propozoimin që nga 1 dhjetori, por deri tani nuk është deklaruar asnjë grup parlamentar. /SHENJA/