Ballina Poezi LIRIM ALIJA: KUJDES ME GJUHËN..! (Vargje në dialekt)

LIRIM ALIJA: KUJDES ME GJUHËN..! (Vargje në dialekt)

Kto ditë kanë vlau rrjetet
Ene mediat shiptare
Pi qifit madh se gjuhën tonë
E kanë bo zirtare

S’e di me ket rast xhit boj
A t’çeshi a t’qaj
Si përher ene kjo m’duket
Do dale dredhaj

Jon përmbledh Kosovë e Shipni
Kit politikant
Te urau te bo komente
Se u vajn interesant

Bile partitë te ne halà ma keç
Jon bo për gazep
Te u livdau, për ket “arritje”
Kush u bo sebep

Raj e çuditem me kto njerëz
Pse çkaç jon gjazmau
A shtajrën se s’e dinë qëllimin
A çashtau e kanë kuptau.?!

Shaum ashiqare shkraun ataj
Nauk duhet komente
Gjuha shqipe osht zirtare
Tek-tuk n’disa vende

Neve me ket na barazojnë
Me pakicat qera
Me ato xhi me numër jonë
Sa ni paqetë sheqera

Gjene s’kan faj, na kanë diktau
Se ne knaçna me pak
Ene mbroj e sa ma shaum
Na shtajn n’qorsokak

Politikant shiptarë ka jon
Si nauk kanë fiqir
Për gjuhën ma t’vjetër n’botë
Dikuj i kërkojn mëshirë

S’osht problemi ataj, se askush
Sën na ndalën gjuhën
Po imi vet ne xhi me t’madhe
Asaj i fugim pluhën

T’parët tonë jon mbajt me shekuj
Me Abetare e kongrese
Ta raujn e ta forcojnë gjuhën
E përhershme t’jese

Njona pi ktine mbledhjeve
Osht mbajtë n’Manastir
A bash agje gjuha shqipe
S’ka asni hapsirë

Ne xhi mendojm se imi majr
Mbare hiç s’na vajn
Rëndësi pak i apëm drejtshkrimit
E shkraujm si na vajn

Ku t’shkojsh n’botë shkollat fillore
Rregull e kanë kit
Kush s’e mëson majr drejtshkrimin
Sën dale klasa e ditë

Veç te ne ndrishon, si t’najsish
Me nxënës e profesora
Kur shkraujn me gabime, un çuditem
Si s’u dridhet dora.!

Lirim Alija 12 janar 2018

Loading...