Ballina Futboll Lajmi i fundit: Sanchez nuk udhëton për ndeshjen ndaj Bournemouth, zgjedh Unitedin...

Lajmi i fundit: Sanchez nuk udhëton për ndeshjen ndaj Bournemouth, zgjedh Unitedin para Cityt

SHPËRNDAJE

Alexis Sanchez nuk do të luajë sot në ndeshjen ndaj Bournemout, pasi është shumë pranë kalimit në Manchester United

Sulmuesi i kilian, Alexis Sanchez nuk do të luajë sot ndaj Bournemouth dhe nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës.

Sipas The Guardian, lojtari ka zgjedhur që të transferohet në Manchester United para skuadrës së Pep Guardiolas, Manchester City.

Trajneri Arsene Wenger e kishte konfirmuar se Sanchez nuk do të vazhdojë kontratën dhe sagës së tij po i vjen fundit.

Kiliani gjatë verës ishte shumë afër transferimit në City për rreth 70 milionë euro, por Arsenal refuzoi ta shes.

Tashmë është pranë largimit në United, ku ka edhe bekimin e Arsenalit, skuadër e cila në këmbim mund të marrë armenin, Henrikh Mkhitaryan.