Ballina Lajme “Kommersant”: Kur të zgjidhet emri i Maqedonisë, do të ketë ndryshime në...

“Kommersant”: Kur të zgjidhet emri i Maqedonisë, do të ketë ndryshime në Ballkan

Maqedonia dhe Greqia janë afër zgjidhjes për emrin e shtetit maqedonas dhe marrëveshja përfundimtare do të çojë në ndryshime serioze gjeopolitike në Ballkan, shkruan mediumi rus “Kommersant”.

Sipas deklaratave të Moskës, pas marrëveshjes, Shkupi ndoshta do të marrë një thirrje për anëtarësim në NATO.

Gazeta thekson se marrëveshja përfundimtare për emrin e shtetit maqedonas mund të arrihen javën e ardhshme në Nju Jork, raporton “b92.net”, transmeton Periskopi.

Se raundi i ri i negociatave mund të jetë vendimtar, dëshmohet në bazë të konsultimeve të vazhdueshme që është duke i bërë edhe konsultimet që zëvendëspresidenti i qeverisë maqedonase, Bujar Osmani, në Athinë.

“Zgjidhja e mosmarrëveshjes 25-vjeçare midis Shkupit dhe Athinës jo vetëm që do të përmbysë problemin kryesor në marrëdhëniet e tyre, por do të ketë gjithashtu pasoja serioze gjeopolitike për rajonin”, vlerëson ai.

“Kommersant” kujton se në samitin e NATO’s në Bukuresht në vitin 2008, vendet e Aleancës premtuan anëtarësimin në Maqedoni sapo çështja e emrit të saj të zgjidhej.

“Kjo do të thotë se Shkupi do të marrë një thirrje tashmë në korrik në samitin e ardhshëm të NATO’s, dhe se brenda një viti për t’u bërë anëtari i 30-të i Aleancës”, përfundon gazeta./Periskopi/

Loading...