Ballina Jetë & Stil I ngrihen flokët për të shkuar në këmbë për në shkollë (FOTO)

I ngrihen flokët për të shkuar në këmbë për në shkollë (FOTO)

SHPËRNDAJE

Një djalë tetëvjeçar kinez udhëtoi rreth katër kilometra për në shkollën fillore “Zhuanshanbao” në Xinije në provincën Yunnan të Kinës, transmeton Klan Kosova.

Në -9 gradë celsius ftohtë, për të qenë i pranishëm në mësim. Pasi udhëtimi i tij u bë i famshëm, njerëzit filluan të kontaktonin me shkollën duke u përpjekur për të kontribuuar në çfarëdo mënyre për t’i përmirësuar kushtet për të dhe për nxënësit e tjerë.

Fu Heng, drejtori i shkollës fillore, nuk ka mundur t’ju besoj syve. Pas mbërritjes, nxënësit iu kishin ngrirë flokët dhe vetullat, ndërkaq faqet e tij i kishte të kuqe.

Pasi fotografia e tij u bë virale, shkolla mori më shumë se 15 mijë dollarë donacione, 20 pajisje për ngrohje dhe 144 rroba.

Drejtori i shkollës pohoi se djali jeton larg shkollës. Heng bëri që 14 shokët e tij të klasës të vdesin nga të qeshurat. Është e paimagjinueshme të mendosh se djali ishte shumë pozitiv pavarësisht se jeton në varfëri të skajshme dhe kalon shumicën e kohës me motrën.