Ballina Jetë & Stil Pesë nominime, Dua Lipa i mposht të gjithë në BritAwards

Pesë nominime, Dua Lipa i mposht të gjithë në BritAwards

Dua Lipa ka mposhtur të gjithë duke marrë më shumë nominime për çmime në ceremoninë e përvitshme BritAwards.

Ajo do të jetë e nominuar në kategoritë për Depërtimin e Vitit në Britani, Albumin e Vitit, Femra e Vitit, Këngën e Vitit dhe Videon e Vitit, të gjitha këto çmime me rëndësi të madhe.

Këngëtarja kosovare me famë botërore ka ndarë lajmin e gëzuar me fansat e saj, shkruan Albinfo.ch.

“5 nominime për Brit Awards!!! Si është e mundur!!! 2018 vazhdojmë”, ka shkruar ajo në rrjete sociale.

Dua Lipa ka lënë prapa edhe yjet si Ed Sheeran.

Ceremonia për ndarjen e çmimeve Brit Awards do të mbahet më 21 shkurt.

Loading...