Ballina Lajme Shkupi dhe Athina në pritje të propozimit të Nimicit për emrin

Shkupi dhe Athina në pritje të propozimit të Nimicit për emrin

Propozim thelbësor që do të ketë zhvillime në tejkalimin e dallimeve rreth emrit, presin qeveritë në Shkup dhe në Athinë prej ndërmjetësit të OKB-së, Methju Nimic në raundin e ardhshëm të bisedimeve për më 17 janar në Nju Jork.

Shefat e diplomacive të të dyja vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotcijas, në takimin e djeshëm në Selanik, shprehën optimizëm se është e mundshme zgjidhja.

Ata biseduan për metodologjinë, për qasjen e të dyja palëve si edhe për kornizën e procesit për tejkalimin e dallimeve rreth emrit.

Ata ranë dakord të kenë rol më të drejtpërdrejtë në bisedimet për tejkalimit e dallimeve rreth emrit.

Zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimi në kontestin më të gjerë, i lidhur me masat vijuese për ndërtimin e besimit, gjithashtu ishin në fokus të takimeve midis ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë.

Loading...